Belinda Balluku nuk paraqitet në SPAK, thirret sërish si person nën hetim për tendera

Data

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme, si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Burime për News24 bëjnë me dije se Belinda Balluku, të cilës i është kërkuar të shoqërohet nga një avokat, s’ka hyrë në ambientet e SPAK dhe se nuk do të paraqitet ditën e sotme.

Zv.kryeministrja mësohet se ka parashtruar paraprakisht se ka një vizitë jashtë vendit.

Dhe në kushtet kur një funksionar i lartë shtetëror ka aktivitet të parashikuar, prokurorët e posaçëm duhet të firmosin një tjetër fletëthirrje, që duhet të paraqitet në një tjetër datë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related