Bruksel – Komisioneri i Tregtisë jep dorëheqjen, fajëson presidenten Von der Leyen

Data

Thierry Breton ka dhënë dorëheqjen nga posti i komisionerit për tregun e brendshëm, duke fajësuar presidenten Ursula von der Leyen për largimin e tij.

Zyrtari francez deklaroi se Von der Leyen i kishte bërë presion Parisit që të paraqiste një kandidat tjetër për komisioner për “arsye personale” dhe shtoi se u vu në dijeni të këtij lobimi vetëm pak ditë më parë.

“Kam arritur në përfundimin se nuk mund ta ushtroj më detyrën time në Komision”, shkroi Breton në rrjetin “X”.

Situata ka detyruar Francën të propozojë një kandidat të ri për postin e komisionerit. Ai është Stephane Sejourne, ish-ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related