“Parlamenti për fillestare”/ Dervishi ironizon Spiropalin: Nderon Mjedën, por harron rolin e tij si deputet

Data

Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar me kritika pas nderimit që kryeparlamentarja Elisa Spiropali i bëri Ndre Mjedës, të cilin e cilësoi si “një nga figurat më të ndritura të Rilindjes Kombëtare”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi ironizoi Spiropalin, duke theksuar se ndonëse ajo e vlerësoi Mjedën për kontributin e tij kombëtar, duket se ka anashkaluar një aspekt kyç të figurës së tij: “Rolin si deputet dhe si hartues i rregullores së parë të Parlamentit shqiptar“.

“Ndoshta askush nuk ia ka thënë, ose ajo vetë nuk ka pyetur” shkruan Dervishi, duke shtuar se është paradoksale që një kryetare e Kuvendit të nderojë një paraardhës të saj pa pasur njohuri të plota për kontributin e tij real.

Në përfundim, Dervishi sugjeron me ironi që në vend të fjalimeve për identitetin, do të ishte më e dobishme një kurs i shkurtër: “Parlamenti për fillestare”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related