“Parlamenti i hapi ‘luftë’ SPAK-ut”/ Miratimi i Amnistisë Penale, Alibeaj zbulon skenarin e PS-së dhe Rithemelimit: Protestuesit u lanë në burg dhe u liruan drejtorë e zyrtarë të korruptuar

Data

Nënkryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me votimin e Amnistisë Penale në parlament.

Ai tha se me këtë marrëveshje mes dy palëve për amnistinë u arritën disa qëllime.

Sipas tij qëllimi i parë është amnistimi i drejtorëve dhe zyrtarëve të qeverisë dhe bashkive, u lanë në mëshirë të fatit protestuesit dhe ajo që ishte më e rëndësishme për të, goditja ndaj SPAK.

Alibeaj: Me marrëveshjen e djeshme mes dy palëve për amnistinë penale uarritën disa qëllime. Së pari ishte qëllimi për të amnistuar drejtorët e korruptuar të qeverisë Rama dhe të bashkisë Veliaj apo të çdo lloj bashkie tjetër të partisë socialiste. Me ndërhyrje në amnisti, u krijuanhapësira që drejtorm struktura të larta të administratës së kësaj qeverie apo të bashkisë të mund të përfitojnë apo të dalin nga burgu.

Së dyti u lanë në mëshirë të fatit protestuesit, protestues që janë qytetarë të këtij vendi të thirrur nga Partia Demokratuike, të thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë dalë në protesta sigurisht kundër kësaj pjese tjetër të korruptuar të qeverisë për të kërkuar të drejtat e tyre. Dje, me aktin e amnistisë nuk përfitojnë protestuesit. Ata vazhdojnë të enden prokurorive, gjykatavem vazhdojnë të jenë ende nën thundrën e represionit policer të kësaj qeverie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related