Para protestës së opozitës, hiqen dekorimet festive nga ambienti i Kryeministrisë

Data

Disa orë para protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, nga ambientet e jashtme të Kryeministrisë janë hequr instalacioni “Kërpudha” dhe Pema e Vitit të Ri.

Burime nga zona bëjnë me dije se largimi i këtyre elementeve dekorative është kryer për arsye sigurie, pasi instalacioni “Kërpudha” ka qenë i dëmtuar edhe në protesta të mëparshme. Heqja e tyre duket se synon të shmangë incidente të mundshme gjatë grumbullimit të protestuesve para godinës së Kryeministrisë.

Partia Demokratike ka paralajmëruar për sot pasdite një protestë kombëtare kundër qeverisë, në vazhdën e zhvillimeve të fundit politike dhe hetimeve që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe çështjet e prokurimeve publike, përfshirë edhe AKSHI-n.

Ndërkohë, në zonën përreth Kryeministrisë është vërejtur edhe shtim i masave të sigurisë, me prani të forcave policore dhe barriera mbrojtëse, në pritje të zhvillimit të protestës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related