Para, makina dhe aksione në disa kompani, SPAK sekuestron pasuritë e Ilir Beqajt

Data

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën sekuestro llogaritë bankare dhe pasuritë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe disa individëve të dyshuar si bashkëpunëtorë në abuzimin me fondet e BE.

Me anë të një njoftimi, SPAK thotë se është vendosur sekuestro preventive për shumat e parave 14 323 125(katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD.

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Gazment Haxhia, Elton Marini, Ilir Beqaj, Ermal Kurtula Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe shoqërive tregtare të personave nën hetim

Po ashtu u vendos sekuestrio preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

Gjithashtu janë sekuestruar edhe tre automjete të regjistruar në pronësi të personave nën hetim, E.K. dhe E.M.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related