Palmira në alarm: Sulm i armatosur ndaj patrullës amerikane në Siri, disa ushtarë në gjendje kritike

Data

Një patrullë e përbashkët e forcave amerikane dhe atyre siriane është sulmuar nga një person i armatosur në qytetin Palmira të Sirisë, duke lënë të paktën gjashtë persona të plagosur.

Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, sulmuesi ka hapur zjarr në befasi ndaj patrullës, duke plagosur katër ushtarë amerikanë dhe dy sirianë. Burime zyrtare bëjnë me dije se disa prej ushtarëve amerikanë ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.

Pas sulmit, helikopterë të ushtrisë amerikane kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e të plagosurve, të cilët janë transportuar drejt bazës ushtarake amerikane në Al-Tanf, pranë kufirit me Irakun, për trajtim të specializuar mjekësor.

Më herët, dy zyrtarë sirianë kanë konfirmuar për agjencinë Reuters se kolona e përbashkët ishte pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS) dhe se ka rënë nën zjarr gjatë një patrullimi rutinë.

Forcat amerikane janë të dislokuara në verilindje të Sirisë prej rreth dhjetë vitesh, në kuadër të operacioneve për luftën kundër ISIS-it dhe mbështetjes së forcave aleate lokale, kryesisht kurde.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e sulmuesit apo motivet e sulmit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related