“Pagat e administratës rriten me 20.4 miliardë lekë brenda dy vitesh: në 2026 arrijnë në 140.1 miliardë”

Data

Projektbuxheti për vitin 2026, tregon se shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën e 140.1 miliard lekëve. Por si ka evoluar kjo tendencë krahasuar me buxhetet e mëparshme? Në buxhetin e vitit 2024, shpenzimet për pagat e administratës ishin planifikuar në masën e 119.7 miliardë lekëve, duke zënë 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas buxhetit të vitit aktual, shpenizmet e pagave për administratën janë 127.6 miliardë lekë. Ndërsa në projekt buxhetin e vitit 2026, shpenzimet e pagave të administratës janë shtuar, duke arritur në 5% të PBB. E kësisoj, duke ju referuar të dhënave, nga viti 2024, deri në 2026, pagat e administratës përbëjnë një rritje prej 20.4 miliardë lekësh. Rritja graduale e buxheteve për pagat reflekton synimin e qeverisë për të përmirësuar standardin e jetesës për punonjësit e administratës dhe për të ruajtur motivimin e tyre në të gjithë sektorët publikë. Ky proces prek të gjitha nivelet e administratës dhe sektorët kryesorë publikë. Por kujtojmë që nga 1 korriku i vitit 2024, qeveria shqiptare ndërmori nismën e rritjes së pagave të administratës shtetërore. Ku përfituan punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore. Konkretisht, ishin 14.720 specialistë të administratës që përfituan rritje, 36.570 punonjës mësimorë, 15 858 mjekë të përgjithshëm dhe infermierë dhe rreth  22 500 punonjës të sistemit me Grada.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related