Moderatorja Orinda Huta ka folur hapur për ndryshimin e madh profesional që ka bërë së fundmi, duke lënë televizionin për t’iu dedikuar plotësisht podcastit të saj në YouTube.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Huta pranoi se të ardhurat nga platforma digjitale rezultojnë më të leverdisshme sesa paga që merrte nga televizioni tradicional.
Sipas saj, përveç fitimit financiar, podcasti i ka dhënë lirinë për të menaxhuar kohën dhe për t’u angazhuar në projekte të tjera personale.
“Podcasti më jep më shumë se një rrogë në TV”
Orinda u shpreh se fleksibiliteti i punës online dhe mundësitë që krijon puna e pavarur janë faktorët kryesorë që e shtynë të largohej nga televizioni.
“Po, absolutisht ia vlen më shumë sesa një rrogë në televizion,” tha ajo, duke sqaruar se tashmë:
- ka kohë të lirë për projekte personale,
- mund të hapë biznese të reja,
- nuk është e detyruar të jetë fizikisht në televizion çdo ditë,
- punon me orare të cilat i menaxhon vetë.
Ajo shtoi se në televizion shpesh je i kufizuar nga koha, dinamika e produksionit dhe prania fizike, gjë që nuk ndodh në median online.
Pse zgjodhi të largohej nga televizioni?
Moderatorja tha se nuk e dëshironte më ritmin e ngjeshur dhe kufizimet e medias tradicionale:
- “Nuk e doja më kohën në këtë formë. Vendosa t’i dedikohesha vetëm podcast-it dhe gjërave të tjera që janë pjesë pastaj.”
Orinda theksoi se puna digjitale i ka sjellë jo vetëm më shumë të ardhura, por edhe një cilësi më të mirë jetese.
