Drejtori i përgjithshëm i Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ngritur alarmin për një rrezik të mundshëm bërthamor në Iran, pas sulmeve të fundit pranë Centrali bërthamor i Bushehrit.
Në një reagim publik, ai theksoi se çdo goditje pranë objekteve bërthamore përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe mund të shkaktojë pasoja afatgjata, që prekin jo vetëm rajonin, por edhe më gjerë.
“Një incident bërthamor mund të ketë pasoja shkatërruese për breza të tërë”, paralajmëroi ai, duke shtuar se përshkallëzimi i konfliktit po rrit ndjeshëm rrezikun.
Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike bëri të ditur se një predhë ka goditur pranë centralit, ndërsa një anëtar i stafit ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit.
Centrali i Bushehrit është i vetmi objekt bërthamor funksional në Iran dhe një nga pikat më të rëndësishme strategjike të vendit. Çdo incident në këtë zonë mund të shkaktojë pasoja të rënda mjedisore dhe humanitare, duke rritur frikën për një krizë me përmasa ndërkombëtare.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen, rreziku i një katastrofe bërthamore mbetet real, duke kërkuar reagim urgjent dhe përpjekje për uljen e tensioneve në rajon.
