“Opozita rikthehet para Kryeministrisë: Tubimi i radhës me pjesëmarrje modeste, por me kërkesë të fortë për largimin e Ramës dhe Ballukut”

Data

Militantët e opozitës janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, në kuadër të turit të tubimeve që kanë nisur të hënën e kaluar.

PD ka vendosur të mbajë çdo javë tubime para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ashtu si herën e kaluar, edhe sot tubimi nisi rreth orës 18.00 dhe pjesëmarrja është e përmasave jo të mëdha. Vetë PD e ka deklaruar se qëllimi i saj nuk është pjesëmarrja, por vendosmëria për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Ky skenar nisi pas asaj që PD e cilëson bllokadë në Kuvend. Opozita ka kërkuar komisione hetimore, interpelanca apo mocione me debat, por është refuzuar. Për këtë arsye, Parlamenti është zhvendosur te Kryeministria ku flasin përfaqësues të partisë, por jo vetëm. Edhe sot pritet të flasin kreu i PD Sali Berisha, deputetë të PD dhe qytetarë të thjeshtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related