Seanca e sotme plenare nisi me tensione mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetes demokrate Zheni Gjergji, e cila ceku çështjen e zjarrit pranë inceneratorit të Elbasanit.
Gjithashtu deputetja demokrate, Jorida Tabaku kërkoi debat parlamentar për 3 inceneratorët Fier, Elbasan, Tiranë që ende sot e kësaj dite nuk funksionojnë.
Tabaku kërkoi që si Kuvendi, si Ministri i Financave dhe instancat e përfshira, të mbajnë përgjegjësi në lidhje me inceneratorët që nuk funksionojnë si dhe pse vijojnë të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Tabaku: Debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan, është e nevojshme që hetimi prej 430 mln eurosh, korruptive në fakt i inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës ta vazhdojë diskutimin duke qënë se çështja nuk është mbyllur.
