Bill O’Reilly, ikona e “Fox News”, ka dhënë një interviste për drejtorin e televizionit “Fokus TV” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gazetarin e njohur Robert Papa. Në një dialog të hapur dhe provokues mes Robert Papës dhe Bill O’Reillyt, diskutohet një sërë temash që prekin thelbësisht politikën amerikane dhe ndikimin e saj në nivel global. Këto dy figura, të njohura për qëndrimet e tyre të forta dhe analitike të mprehta, flasin për marrëdhëniet mes demokratëve dhe republikanëve, ndikimin e ideologjive në shoqëri, si dhe rolin e mediave në formimin e opinionit publik. Sipas Bill O’Reillyt, do të ketë telashe për qeverinë socialiste në Shqipëri nëse Kamala do të bëhet presidente e SHBA, pasi ajo do të jetë më e ashpër se administrata “Biden”. Nga ana tjetër, ai është shprehur se Aleks Soros fut para të zeza në fushatat politike dhe gjithmonë mbështet kandidatët e majtë.
Robert Papa: Libri juaj i fundit, “Konfrontimi me Presidentët” është një libër i mirë. Kam lexuar 8 nga librat tuaj dhe kam mësuar shumë. Më shumë më ka pëlqyer “Vrasja e Paton”. Sikur të kishim pasur më shumë si gjenerali Paton, ndoshta do kishim shpëtuar nga komunizmi.
Bill O’Reilly: Të përshëndes, Robert. Besoj se ke mësuar shumë nga libri i fundit.
-Robert Papa: Ju shkruani dhe rendisni 5 presidentët më të këqij dhe 5 më të mirët. Për mua si shqiptar, ne kemi si heronj Wilsonin dhe Xh. Ualker Bush. Çfarë mendon O’Reilly për Xhorxh Ualker Bush?
Bill O’Reilly: Bush u kap në një situatë përtej kontrollit të tij. Fitoi me një garë shumë të ngushtë me Al Gore. Gjykata Supreme vendosi se kush fitoi. Vetëm 9 muaj pas inaugurimit, ne u sulmuan nga xhihadistët më 11 Shtator, një shok për gjithë vendin por edhe për Bushin. Ai u detyrua nga opinioni publik që të vepronte. Disa nga aksionet e tij funksionuan, disa jo. Lufta me Irakun funksionoi në fazat e para, por pastaj krijoi deficit për vende të tjera, edhe për Shqipërinë, sepse doli jashtë kontrollit. Bushi kishte vëmendje të mirë. Mendoj se ishte i ndershëm, nuk i sajoj armët e shkatërrimit masiv. Kishte fakte, por nuk i vërtetuan dot, por Bush nuk gënjeu. Nga rënia e ekonomisë në fund, Bush nuk futet dot te kreu i presidentëve më të mirë.
Robert Papa: Ju keni intervistuar 6 presidentë? Më kujtohen intervistat me Obamën dhe Trump. Kush ishte më i miri?
Bill O’Reilly: Nuk kategorizohen ashtu. S’ka më të mirët. Kam intervistuar Karterin në vitin 1980; isha reporter i ri. Nuk kam intervistuar Reganin, por kam intervistuar Fordin dhe Bushin plak. Pastaj, Bill Klinton, një njeri shumë i zgjuar. Disa herë kam intervistuar Barak Obamën, një tjetër njeri i zgjuar. Kam 20 intervista me Trumpin. Kam intervistuar Hillary Clinton, por Kamala Harris nuk donte të ishte pjesë e korrespondentit tuaj modest, unë.
Robert Papa: Uokizmi është problem këtu, por edhe në Evropë, përfshirë edhe vende të vogla si Shqipëria. A është normale që Xhorxh Soros bleu 200 stacione radiosh lokale në mes të zgjedhjeve?
Bill O’Reilly: Nuk ka rëndësi fare. Shumica e gazetarëve konservatorë janë fiksuar me Soros për këtë blerje; unë nuk jam. Lëvizja liberale ka përpjekur më parë. E majta, nëse ti nuk bie dakord me ata, ata të urrejnë ty. Soros mund të blejë aq shumë stacione radiosh sa nuk i dëgjon askush. Pra, nuk ka rëndësi.
