Opinioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, Bylykbashi: Zbatimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të.

Data

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se Komisioni i Venecias foli qartë në lidhje me mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se zbatimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare.

Ai tha se Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e gjykatës dhe ta çojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I PD, OERD BYLYKBASHI

Komisioni i Venecias sot foli qartë e me zë të lartë: vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin e Shqipërisë të dërgojë rastin Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të vihen në pikëpyetje, zvarriten, minohen, pengohen apo bllokohen nga Kuvendi me votën e mazhorancës.

Komisioni i Venecias thekson se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në tërësi apo edhe në rastin konkret, në lidhje me konfliktin e interesit dhe heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka, është i detyrueshëm për Kuvendin si organ, për mazhorancën politike në Kuvend dhe për çdo deputet individualisht.

Komisioni i Venecias konstaton në paragrafin 13 se Kuvendi është i detyruar ta çojë çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë, por se deri më sot Kuvendi ende nuk i ka zbatuar dy vendimet detyruese të Gjykatës.

Komisioni i Venecias rrëzon përpjekjen e Edi Ramës dhe shumicës socialiste për t’u fshehur pas parimit kushtetues të ndalimit të mandatit detyrues apo ndryshe mandatit të lirë të deputetit. Komisioni i Venecias thekson se ky parim do të thotë se deputeti është deputet i Republikës, përfaqësues i popullit dhe është i lirë në qëndrimet dhe votën e tij nga vullneti i partisë që e ka kandiduar, përfaqëson apo edhe i elektoratit që e ka votuar.

Por ky parim nuk zbatohet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse detyrimi për Kuvendin dhe çdo deputet që të zbatojë Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk përbën çështje vullneti të lirë, por zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim buron nga parimet e kushtetutshmërisë, shtetit të së drejtës dhe lojalitetit kushtetues mes organeve kushtetuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related