Operacioni i SPAK, arrestohen në Itali dhe Spanjë dy të shumëkërkuar (EMRAT)

Data

Në kuadër të megaoperacionit të SPAK janë vënë në pranga në Spanjë dhe Itali dy persona.

Mësohet se bëhet fjalë për Arjan Tukun, i cili është arrestuar në Itali, ndërsa Denis Meta në Spanjë.

Arrestimi i tyre u bë nga shkëmbimi i informacioneve në kohë të shpejt mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle e italiane.

SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

43-vjeçari, në atë kohë me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Ndërkohë në total deri tani jane leshuar 50 urdhër arreste, mes tyre edhe ish zyrtare policie.

Për operacionin reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili publikoi edhe pamjet e operacionit, kur forcat RENEA mësyjnë nëpër vila.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related