“O kryetare, keni një orë mi zemër që…”/ Plas sherri në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Vokshi përplaset me deputeten socialiste: Sa shumë paske vuajtur Klodi, mos u mundoni të…

Data

Mbledhja e Komisionit Hetimor për PPP-të në Shëndetësi është shoqëruar me debate, si për rendin e ditës ashtu dhe për marrjen e fjalës.

Deputetja e PS-së Klodiana Spahiu ka kërkuar që të hidhet në votim pika dy e rendit të ditës, duke thënë që të mos harrojnë periudhat që kanë kaluar.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e ka ironizuar duke thënë “Sa shumë paske vuajtur mi Klod”, më pas debati është zhvendosur me deputetin e PS-së, i cili kërkon fjalën me ngulm.

Klodiana Spahiu: Unë ju bëj thirrje t’i përmbaheni rendit të ditës. Të mos kemi paragjykime dhe tendenca ndaj anëtarëve, sekretarit dhe sekretarisë së komisionit, të respektojmë fjalën e të gjithëve. Ju lutem, mos i harroni periudhat që kemi kaluar.

Albana Vokshi: Sa shumë paske vuajtur mi Klod

Spahiu: O kryetare, keni një orë mi zemër që merremi vetëm me këtë. Propozoj të hedhim në votim pikën dy të rendit të ditës.

Vokshi: Në duhet të jemi këtu për ata që kanë dhënë jetën për fjalën e lirë.  Mos u mundoni të shantazhoni, se keni shumicën, ecni me votën. Jam kryetarja. Ke bërë një gafë ligjore që për një që ka mbaruar juridikun është elementare. Rendin e ditës e lexova. O Plarent kur të të japë fjalën

Plarent Ndreca: O zonjë, nuk më sqaron dot ti mua. Nuk kemi ardhur të bëjmë atë çfarë mendon ti, por atë që përcakton ligji

Vokshi: Qetësohuni, e paskeni marrë me shumë siklet, e kuptoj. S’bëjmë dot kakofoni

Ndreca: Sma ndërpret dot fjalën

Vokshi: Jam kryetarja dhe nuk e merr dot me dhunë. Mos më ndërhyni kur unë flas Nuk ta kam dhënë, e more vetë. Zoti Ndreca, ke ndërhyrë te fjala ime. Më ndërpreve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related