Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.
Në hyrje të SPAK ishte edhe Klevis Balliu me disa militantë që thërrinin ‘O hajdut’.
Përgjigjia nuk u mungoi nga kryebashkiaku Veliaj, i cili i tha Klevis Balliut që hajdut t’i thotë “Fahriut me makinë 100 mijë euro”.
Klevis Balliu, karshillëk në dyert e SPAK-ut me benzin luksoz që kushton mijëra euro
Siç duket nga kjo foto, Klevis Balliu e ka parkuar makinën Benz Mercedes S Class, e cila kushton disa mijëra euro, para dyerve të SPAK-ut.

