Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo alias Xhenje Nikollit, i cili ndodhet në burg sërish ka dalë me akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Në një video të shpërndarë në rrjet, ajo tregon se takimet me të dashurin e saj Amarildo në dhomë janë ndaluar me urdhër të Nuredin Dumanit. Sipas saj edhe pse Nuredin Dumani është një kriminel dhe përdhunues vazhdohet t’i jepet e drejta. Ndërsa ngre shqetësimin se nuk po mbrohen nga shteti.
“Vazhdon akoma Nuredin Dumani dhe jep urdhra në burg, pas gjithë kësaj gjeje që ndodhi. Bllokohen takimet e mia me Amarildon sepse ka dhënë urdhrin Nuredin Dumani, jo takim në dhomë por të ulen te magazina poshtë. Vazhdon sundon Dumani me kushërinjtë. Akoma vazhdoni i jepni të drejtë përdhunuesit, kriminelit, ordinerit. Ku do shkojë ky shtet kështu, ca mbrojtje po na jepni ne”, shprehet Xhovana.
