Asnjë ditë në punë por anijet TEC në Triport do sigurohen për 1.8 mln euro

Data

Dy anijet termocentral të kontraktuara nga qeveria shqiptare gjatë krizës së energjisë në vitin 2022 dhe të pa vëna në punë asnjë ditë, me përjashtim të testimeve, do të sigurohen për një vlerë 1.77 milionë euro.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi për një procedurë prokurimi që ka në thelb këtë objekt kontrate me një vlerë fondi limit prej 177 milionë lekë.

Në dokumentet që shoqërojnë procedurën nënvizohet dy asetet për të cilat bëhet fjalë janë aktualisht të vendosura në Triport në Vlorë.

“Dy anijet termocentral, Tiger I dhe Tiger III, janë ankoruar ne cepin verilindor te basenit të brendshëm te Triportit. Vendndodhja e ankorimit ishte e mbrojtur nga dallgët dhe rrymat. Si e tillë, forca më e rëndësishme mjedisore që vepron në anijen termocentral do të jetë era.

Lëvizjet e shkaktuar nga ndërveprimi i dallgëve ose anije-anije nuk pritet të jenë të rëndësishme në vendin e ankorimit. Sistemi i ankorimit është ndërtuar për të siguruar që anija termocentral do të qëndrojë në vend gjatë ngjarjes së erës gjatë vitit” thuhet në dokument.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related