Nuk kam fare hallin e Akademisë së Shkencave, por të Gjykatës Kushtetuese!

Data

Letër publike anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Të nderuara zonja gjyqtare dhe zotërinj gjyqtarë,

Po ju drejtohem me këtë letër publike, aspak për ndonjë interes personal, por me shqetësimin qytetar që ka të bëjë me respektimin e ligjit 45/2021, numër 8577, për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë. Pra, të ligjit që rregullon funksionimin e asaj pjese shumë të rëndësishme të së drejtës që Ju keni marrë përsipër ta zbatoni.

Mbi bazën e të dhënave që disponoj, të siguruara në mënyrë dashamirëse nga burime pranë Kuvendit të Shqipërisë, kam krijuar bindjen se nga moszbatimi me rigororizet i neneve të veçantë të këtij ligji janë prekur të drejtat e mia si qytetar, jam penguar seriozisht në ushtrimin e detyrave të mia zyrtare si anëtar i Akademisë së Shkencave, si edhe ndjej mungesë paanshmërie në qëndrimin tuaj lidhur me një çështje që është shpallur se do të gjykohet nga ajo Gjykatë në datën 22.01.2025.

Bëhet fjalë për shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese e kërkesës së ardhur nga një grup deputetësh të partisë demokratike për shfuqizimin e ligjit N° 69/2023, datë 21.07.2023 mbi disa ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj solli së paku dy modifikime të ligjit për Akademinë e Shkencave, pra i lejonte kryetarin dhe zëvendëskryetarin e kësaj Akademie të kandidonin në vazhdimësi  për t’i mbajtur përsëri postet e tyre; si edhe bënte përjashtim për kryetarin e Akademisë së Shkencave që ai të vazhdonte në funksionet e tij edhe përmbi moshën 75 vjeç, çka i ndalohet çdo anëtari tjetër të Asamblesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related