“Demokracia është marrë pen*”, akuza e fortë e Krajës për 11 majin:Zgjedhjet ishin një teatër i mirëorganizuar nga Rama

Data

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Akil Kraja, foli në intervistën  për një emision televiziv, lidhur me farsën e zgjedhjeve të 11 Majit në vendin tonë.

Ai vë në dukje se ai teatër politik ishte i dukshëm që nga fillimi i fushatës, kur përpjekjet për të siguruar vota në diasporë dhe administratë u bënë të dukshme. Duke theksuar sfidat e thella të demokracisë në vend, Kraja tha se vota e lirë mbetet një ideal i vështirë për t’u arritur për shkak të mungesës së përgjegjshmërisë qytetare dhe pengesave sistematike që po kufizojnë funksionimin e vërtetë demokratik.

Akil Kraja: Fjala ‘farsë’ nënkupton diçka të gënjeshtërt. Diçka teatrale, në sensin që diçka është e shkruar dhe aktorët thjesht përsërisin një skenar të parashkruar. Personalisht, të jem i sinqertë, në momentin kur fushata ka filluar një vit më parë teksa individë-patronazhistë kërkonin votën familjare të diasporës. Një vit më parë kur individë-patronazhistë kërkonin votën e administratës, etj etj, unë si ish-kandidat për këto zgjedhje, më duhet të jem i qetë me publikun dhe votuesit tanë. Farsa mbetet farsë, sapo të luhet për së dyti apo për së treti në një skenë, në të cilën sigurisht ne jemi aktorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related