Nuk i pëlqeu mishi se si ishte pjekur, del para gjykatës 52-vjeçari që plagosi kuzhinierin shqiptar

Data

52-vjeçari i cili plagosi pak kohë më parë një kuzhinier shqiptar në Selanik ka dalë para Gjykatës ditën e djeshme. 52-vjeçari u paraqit në gjyq i shoqëruar nga avokati i tij ndërsa ngritur kallëzim penal për tentativë vrasje.

Nuk i pëlqeu mishi se si ishte pjekur, del para gjykatës

Ai në fillim të muajit mars pas një debati me një kuzhinier ka plagosur me thikë këtë të fundit. Mësohet se shkak i sherrit mes 52-vjeçarit dhe 65-vjeçarit ka qenë ushqimi që i është servirur. Sipas autorit nuk i ka pëlqyer mishi i pjekur në zgarë ashtu siç e kishte menduar.

Nuk i pëlqeu mishi se si ishte pjekur, del para gjykatës

Ai më tej ka shtuar se mishi i përgatitur ishte nga një ditë më parë. Më pas i akuzuari ka filluar të ofendojë kuzhinierin shqiptar dhe gjatë përleshjes e ka plagosur me thikë, ndërsa menjëherë pas ngjarjes është larguar me vrap. 65-vjeçari pas plagosjes u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni.

Nuk i pëlqeu mishi se si ishte pjekur, del para gjykatës

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related