“Nuk duhet të etiketohen si kriminelë”, psikologia tregon se si duhen trajtuar rastet e të miturve që ndodhen në konflikt me ligjin: Kanë nevojë për një periudhë rehabilitimi

Data

Përfshirja e të miturve në ngjarje kriminale, është një ndër fenomenet shqetësuese të kohës. Në dy vitet e fundit, 2022-2023 në qarkun e Elbasanit prokuroria ka regjistruar 86 të mitur në konflikt me ligjin. Në shumicën e rasteve ata janë përfshirë në drejtim mjetesh pa lejen përkatëse si dhe janë mbajtës apo përdorues të narkotikëve.

“Të miturit e përfshirë në veprat penale përsos vuajtjes së dënimit kanë nevojë për një periudhë rehabilitimi në mënyrë që të kemi ulje të mundësisë për t’u ripërsëritur. Të mos etiketohen si kriminalë dhe të trajtohen në këtë mënyrë, por t’i japim mundësinë që të përmirësohen dhe të korrigjojnë sjelljen e tyre”, tha psikologia Elona Mustafaraj në një intervistë televizive.

Gjatë vitit të shkuar në Elbasan në konflikt me ligjin u regjistruan 5 minorenë nën 14 vjeç.

Po ashtu në 2023 në Gramsh për shkak të një konflikti mes të miturish humbi jetën një 15 vjeçar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related