“Njeri narcist, me çrregullime”, deputeti i Rithemelimit habit me deklaratën në komentin për arrogancën e Ramës ndaj Kurtit në Mal të Zi: Duhet ta përqafonte, të thoshte ky është shpirti im

Data

Deputeti i Rithemelimit, Tomorr Alizoti i ftuar në një emision televiziv ka komentuar përballjen e kryeministrit Rama me kryeministrin Albin Kurti në samitin e mbajtur në Malin e Zi.

Alizoti tha se Rama tregoi një arrogancë dhe një narcizëm të madh ndaj njeriut që duhet ta përqafojë e ti thotë Europës se ai është vëllai ime dhe shpirti im pasi Rama shkon si kryeministër i shqiptarëve në atë takim.

“Ne shikojmë kryeministrin tonë i cili shfaq një arrogancë. Ai ka ikur në emër të shqiptarëve, të një vendi që është Kosova, ku është populli që ka vuajtur shumë dhe jo para 100 vitesh por para pak vitesh, është dhunuar, përdhunuar përçudnuar.

Kryeministri i Shqipërisë, duhet ta përqafonte Kurtin të tregonte që ai është vëllai im evropianëve, t’i thoshte ky është shpirti im, është njeriu im, jo të rrijë më një arrogancë. Por ky është njeri narcist, është njeri me çrregullime patetike. Po të ishte një europian ai do ngrihej do e përqafonte, do i lëpihej.

Ky bëhet pulë me të huaj dhe me skifter me popullin e vetë, i cili e paguan, e mban me taksa, një mësues vizatimi e ka bërë “superstar”. Ky nuk është faji i atij, kjo është teza që dëshmon degradimin e shoqërisë shqiptare, sepse ai ikën si kryeministër”,-tha Alizoti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related