Deputeti Agron Shehaj i cili është edhe kryetar i partisë së re “Mundësia” ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku tha se emrat se kush janë drejtues politik të qarqeve janë gjëja më pak e rëndësishme për qytetarët.
Ai tha se askujt nuk i intereson se kush është drejtuesi politik i një partie në një qark të caktuar pas problemet e qytetarëve janë të tjera, sipas tij problemet e vërteta për tu diskutuar janë skandalet të cilat kalohen në heshtje, si ai i mikrokredive, onkologjikut e skandale të tjera.
