Një popull që ta shpaguan mundin

Data

Në një shoqëri të shëndetshme, besimi i ndërsjellë është një gurë themeli i forcës së një komuniteti, përmes respektimit të rregullave të përgjithshme morale të mbështetjes së këtij komuniteti. Por ndonjëherë kjo na bën të pambrojtur ndaj atyre që nuk luajnë me të njëjtat rregulla si ne. Nuk kam fjalë të tjera përveç të them që disa vjet më parë kemi jetuar në një sistem, të cilin mund ta quajmë demokraci, bashkimin e fjalëve demokraci dhe diktaturë. Të luash njerëzit me rregulla demokratike që çojnë në rezultate diktatoriale. Popullit duket se iu është ofruar liri, jo tirani, por përmes kësaj, për ta quajtur atë një dialog të miqve parti-njerëz, qëllimi në fund të dialogut është të pranojë idenë për të qenë nën udhëheqjen e një tirani.

Shpesh këto vite në demokraci, teksa dëgjoj lajmet, bisedoj me krijues, drejtues vendorë dhe intelektualë lidhur me administrimin dhe drejtimin e pushtetit nga të zgjedhurit vendorë, si dhe kandidaturat dhe përzgjedhjen e tyre nga subjektet politike , që shpeshherë janë bërë paksa të bezdisshme, më kujtohet gjenerali në pension i luftës së Spanjës, Veli Dedi, nga i cili dhe nga shumë të tjerë të asaj periudhe duhet marrë shembull, duke udhëtuar diku me mushkë dhe diku me këmbë, shtëpi më shtëpi dhe katund më katund, për të biseduar me qytetarët të cilin e shpesh, pa qëllim. U godit rëndë përfaqësimi si gur themeli i demokracisë, u futën listat e mbyllura të kryetarëve për deputet.

Argumenti ishte për të sjellë elitat në parlament, për të mos bënë përfaqësues ata që janë të fortë e kanë xhepa të thellë dhe pastaj u detyruan të miratojnë ligjin e dekriminalizimit, pasi hynë të pa përshtatshëm . Kuvendi i Shqipërisë nuk ka përfaqësues të popullit, por thjeshtë punëtorë me mëditje të kryetarëve të partive. Ata për votën në parlament marrin ofiqe prej kryetarëve kur vijnë në qeverisje, madje dhe kur mbesin në opozitë si tendera, punësime të pa merituara të njerëzve të tyre etj. Shikoni administratat shtetërore ,ato doganore e tatimore, pushtetin gjyqësor, bordet e rëndësishme lokale e qendrore, agjencitë shtetërore e deri tek funksionet më të rëndomta që nga i demokracisë e në vijim, të mbushura me të afërm të deputetëve të të gjitha partive.

Aspak më shumë se dhjetë përqind e tyre nuk i kanë merituar dhe nuk i meritojnë këto funksione. Ky është privatizimi i kuvendit dhe i administratës shtetërore nga kryetarët e partive, të cilët asnjëherë nuk cenojnë të afërmit e palës tjetër, por shtojnë radhët. Kjo ka bërë që të kemi jo vetëm administratën më të dobët në Evropë, por dhe më të fryrën për mijë banorë. Deri më sot opozita nuk ka artikuluar shkallmimin e sistemit të përfaqësimi, këtë sistem që lind autokrat, arrogant e bajraktar të tipit feudal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related