“Këneta u përpoq të hedhë llum mbi Dumanin”/Rama: Që kur erdhi ai, lufta për barazinë para ligjit shkoi në nivel tjetër

Data

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

“Populli është minimalisht një shkallë më lart dhe më i zgjuar se më i miri dhe më i bukuri nga ju dhe nuk i beson gënjeshtrat me gjysmën e qeverisë në burg. Populli ka kujtesë dhe kupton pse drejtësia nuk ka qenë e tillë më parë, në kohën e kënetës ku pllaquritesh ti.

Kështu që kjo teoria jep dorëheqjen nuk funksionon. Ndaj PS do të marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë, sepse populli sheh përpjekjen më serioze për të vendosur barazinë para ligjit, me të gjithë problematikat që ka. Dumani është prokuror me kurajë dhe integritet. Që kur erdhi në krye të SPAK lufta për të vendosur barazinë para ligjit shkoi në një nivel tjetër, Ky është fakt dhe nuk kemi se çfarë i themi. Por Dumani nuk erdhi as nga hëna as e sollën me avion apo anije nga një shtet tjetër. Ishte prokuror prej vitesh, por nuk e kishit dëgjuar. Këneta është përpjekur që atij dhe familjes së tij ti hedhë llumin e saj në kokë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related