“Një hap drejt një shoqërie të sigurt”, gjimnazistët e qyteteti të Vlorës vizitë në Kuvendin e Shqipërisë dhe në..

Data

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së, po zhvillon projekte për fuqizimin e të rinjve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Përmes vizitave edukative dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, të rinjtë nga Pogradeci dhe Vlora po angazhohen në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe të qëndrueshme. “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në Janar të vitit 1993, akredituar nga IPPF dhe UNFPA. Nëpërmjet punës së saj QSHPZH synon të përmirësoj politikat, legjislacionin, dhe të drejtat për informacion e shërbime në fusha që lidhen me shëndetin riprodhues, barazinë gjinore dhe fuqizimin e komuniteteve. Gjatë dekadave, QSHPZH ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e komuniteteve më të qëndrueshme duke adresuar sfida sociale dhe duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm përmes projekteve të suksesshme. Së fundmi, QSHPZH me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, zhvilloi një vizitë me të rinjtë nga gjimnazet e qytetit të Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Qendrën Kombëtare të Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE). Ky projekt synon fuqizimin e të rinjve, nga qyteti i Pogradecit dhe Vlorës, duke i angazhuar ata në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes zhvillimit të lidershipit, edukimit, dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet. Aktivitetet kanë për qëllim të rrisin qëndrueshmërinë dhe të promovojnë paqen, duke i ndihmuar të rinjtë të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe të qëndrueshme. Gjatë vizitës të rinjtë u njohën me funksionet, rolet, strukturën organizative dhe proceset ligjvënëse të Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu ata u njohën me strategjitë dhe veprimtaritë e Qendrës Kombëtare të Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, ndanë informacione mbi rëndësinë e ndërhyrjeve për të frenuar radikalizimin, histori suksesi dhe praktika konkrete në këtë fushë, me një fokus të veçantë tek të të rinjtë. Ky aktivitet ka kontribuar në ndërgjegjësimin e të rinjve dhe do të vazhdojë të ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe të qëndrueshme, duke ofruar mundësi të vazhdueshme për zhvillimin e lidershipit dhe angazhimin e tyre në çështje të rëndësishme për paqen dhe sigurinë e komunitetit. Së bashku për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme”, njoftoi QSHPZH.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related