Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa opozita ka vijuar bojkotin e punimeve parlamentare.
Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Seanca përfshin gjithashtu shqyrtimin e disa projektligjeve dhe vlerësimin e veprimtarisë së një sërë institucionesh për vitin 2025.
Opozita kishte paralajmëruar më herët se nuk do të merrte pjesë në seancë, duke përsëritur qëndrimin e mbajtur edhe gjatë mbledhjes plenare të së hënës.
