Nis mbledhja në Këshillin e Mandateve për Xhaçkën, Salianji me tone të larta ndaj mazhorancës: Morët në mbrojtje një anëtare të kabinetit

Data

Ka nisur mbledhja në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ku do të diskutohet në lidhje me mandatit të deputetes së PS-së Olta Xhaçka. Mbledhja e Këshillit vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të demokratë. Gjatë kësaj mbledhjeje, deputeti opozitar, Ervin Salianji tha se grupi i tyre e ka ngritur këtë çështje në qershor 2022. Ai shtoi se ka qenë vullnet i mazhorancës të marrë në mbrojtje një anëtar të kabinetit, duke shtuar se vendimi i Kushtetutës ishte i qartë që në nisje.

“Grupi ynë e ka ngritur këtë çështje në qershor 2022, ka qenë vullnet i mazhorancës të marrë në mbrojtje një anëtar të kabinetit, që vijmë sot në prill 2024, për një vendim që sipas Kushtetutës ishte i qartë që në nisje. Jo sepse e thotë opozita, por sepse Kushtetuesja e ka bërë të qartë që nëse ka një mocion të 1/10 shumica nuk mund të pengojë dërgimin e çështjes në Kushtetuese”, tha Salianji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related