Nga Vangjel Tavo, Panariti, Braimllari, Muharrem Berisha, deri te Vasili, zbardhen emrat e përfshirë në dosjen e…

Data

Presidenti i Partisë së Lirisë,Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK për skandalin e lobimit të SHBA dhe “CEZ-DIA”. Në dosjen e përpiluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqarohet procedimi penal u bë nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Halit Valteri në vitin 2022. SPAK mori nën hetim Ilir Metën për lobim në SHBA me vlerë 690 mijë USD, para këto të padeklaruara as në KQZ dhe as në organin e vetëdeklarimit të pasurisë, ILDKP. Hetuesit kanë shqyrtuar 2 kontrata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëra me kompaninë McKeon Group për periudhën janar dhe qershor 2017 dhe tjetra me Global Security & Innovative Strategies LLC.

Për kompaninë e parë, si ndërmjetëse është përdorur kompania “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro, me administratorin e të cilës kishte lidhje Vangjel Tavo, tashmë kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Himarës. Por po ashtu, në dosje dalin edhe emrat e Monika Kryemadhit, deputetit Petrit Vasili, Luan Ramës, ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, Elona Gurit, Muharrem Berishës, etj.

Detajet

Në kallëzimin penal thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike, ndërsa SPAK gjatë hetimeve nuk del dot në një përfundim se nga janë të ardhurat e këtyre rasteve të lobingut. Dhe nuk bëhet fjalë për shifra të vogla. Sipas dosjes, bazuar në faktin se: Partia LSI për vitin 2016-2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 369.785 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania lobuese GSIS LLC.

Më pas, partia LSI për vitin 2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 100.000 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania Dorelita Limited si ndërmjetëse e LSI-së me kompaninë lobuese McKEON Group. Burimi i fondeve që kanë financuar kontratat e lobimit dhe konsulencës të partisë LSI, nuk është deklaruar sipas ligjit. Por në disa raste del që Adrian Shatku dhe kompania Unifi Communication Inc kanë kryer pagesa në shumën 253.285 lekë për llogari të partisë LSI me qëllim mbulimin e shpenzimeve që vijnë nga bashkëpunimi me “Global Security & Innovative Strategies LLC”.

Çfarë thotë dosja?

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hetuar marrëdhëniet e konsulencës të lidhura me kompanitë e huaja nga Lëvizjes Socialiste për Integrim. Çështja është hapur pas kallëzimit të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Halit Valterit, i cili pretendoi se LSI kishte lidhur marrëveshje e kontrata konsilence e shërbimi në SHBA. Një marrëveshje e tillë anesilence-shërbimesh, është lidhur me kompaninë I.P.M. Strategic Solutions, me drejtor ekzekutiv John Moreira Marrëveshje, me Global Security and Inomative Strategies, me kompaninë McKEON GROUP INC.

Me MIKBON GROUP janë lidhur në fakt dy marrëveshje, njëra nëpërmjet LSI-së dhe tjetra me ndërmjetësimin e kompanisë greke Dorelita Limited LTD. Sipas kallëzuesit, shumat monetare me të cilat janë financuar këto marrëveshje janë të konsiderueshme dhe nuk janë deklaruar nga Lëvizja Socialiste në Integrim në deklarimet periodike që janë bërë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu, sipas SPAK, nuk kanë reflektuar as në deklaratat periodike të pasurisë që kanë bërë Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi. “Kjo e bën të dyshimtë origjinën e parave dhe shton dyshimet  sa personat nën hetim janë përfshinë në veprat penale të “Korrupsionit dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale,” bën me dije SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related