Sherr në zyrat e PSD së Tom Doshit në Tiranë, i thyhet xhami, dyshohet se u qëllua dhe me @rmë

Data

Një sherr mes një grupi të rinj është regjistruar këtë të martë para zyrës së Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë

Blutë e kryeqytetit, përmes një komunikate për mediat, bëjnë me dije se fasada prej xhami e zyrës është konstatuar e thyer, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy plumba të pa shpërthyer.

Mediat raportojnë se kanë qenë disa persona të cilët kanë sulmuar zyrën e PSD-së dhe më pas janë konfliktuar fizikisht, teksa ende nuk dihen identitetet e tyre. Dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

“Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related