Janë zbardhur emrat e 53 ekspertëve të nivelit të lartë që do të jenë pjesë e të ashtuajtuaturi Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsionin i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës, Geron Xhafaj.
Ky komision, pjesë e të cilit deri më tani janë vetëm socialistët, ndahet në 3 fusha: “Mirëqeverisje”, “Antikorrupsion” dhe “ Sundimi i Ligjit”, ku secili prej ekspertëve do të japë kontributin e tij në këto fusha
Sipas mediave, në seksionin e “Mirëqeverisjes” do të jenë përfaqësues nga KLSH dhe Avokati i Popullit, pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe zv/dekania e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Etleva Bajrami si dhe përfaqësues të shoqërive civile dhe organizatave që veprojnë në këtë fushë. Gjithashtu do të jetë edhe Klesta Hysi, vajza e ish-deputetes socialiste, Vasilika Hysi.
Te Antikorrupsioni bie në sy emri i Enkeleda Olldashit, gruaja e Sokol Olldashit, si pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa do të jetë pjesë edhe drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi.
Në seksionin “Sundimi i Ligjit” do të japin kontributin e tyre pedagogë në fushën e Drejtësisë dhe Ekonomisë, ku mes tyre është edhe Bledar Dervishaj, ish-këshilltari i Ilir Metës, kur ky i fundit mbante postin e Presidentit të vendit.
Deri më tani opozita e ka bojkotuar këtë komision, pasi e konsideron vetëm si propagandë nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe si një nismë për të vënë nën kontroll institucionet e drejtësisë, mes të cilave dhe SPAK-un.
Lista me 53 ekspertët e nivelit të lartë që do të angazhohen
I. MIRËQEVERISJA
1- Eralda Met’hasani – FDUT – Departamenti se drejtes publike
2- Klesta Hysi – FDUT – Departmenti se drejtes publike
3- Eniana Qarri – FDUT – Departamenti se drejtes civile
4- Etleva Bajrami – FEUT – zv. Dekane
5- Eglantina Zyka – FEUT – Departamenti i Statistikes & Informatikes
6- Andi Dura – UET – Pedagog, Departamenti i Shkencave Juridike
7- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG
8- Geron Kamberi – ShC – CSDG
9- Blerta Kalavace – ShC – IRC/Idra Research & Consulting
10- Aranita Brahaj – ShC – AIS/Open data
11- Jolanda Trebicka – ShC – EPD
12- Blerta Tuci –ShC- EU Policy Hub
13- Zef Preci – ShC – QSHKE
14- Marsel Llukmani – biznes – BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)
15- Florjan Hasko –biznes – IÇ/International Chamber of Commerce
16- Vilma Shurdhi – Avokati i Popullit – Komisionere
17- Qeram Çibaku – Institucion i pavarur – Kontrolli i Lartë i Shtetit
II. ANTIKORRUPSIONI
18- Fjoralba Caka – FDUT – Departamenti se drejtes civile
19- Jonida Rustemaj – FDUT – Departamenti se drejtes civile
20- Enkelejda Olldashi – FDUT – Departamenti se drejtes publike
21- Ilda Mucmataj – FDUT – Departamenti se drejtes publike
22- Ledjon Shahini – FEUT – Pergjegjese Departamenti Ekonomis
23- Mirela Miti – FEUT – Pergjegjese e Departmentit te Kontabilitetit
24- Sofjana Veliu – UET – Drejtuese e Departmentit te Shkencave Juridike
25- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG
26- Krisela Hackaj – ShC – CDI/Dreitore Ekzekutive
27- Nirvana Deliu – ShC – Hulumtuese Politikash, EM-AL
28- Erisa Proko – ShC – Qendra “Instituti Per Zhvillim Strategjik”
29- Auron Pasha – ShC – Idra Research & Consulting
