Dosja e sterilizimeve, shtyhet seanca e parë për ish-ministrin Ilir Beqaj

Data

Seanca e parë në themel për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe personat e tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit është shtyrë për shkak të kërkesës së avokatit të Beqajt. Kërkesa lidhet me faktin se ende nuk iu është vënë në dispozicion akti i shkruar i rikualifikimit të veprës penale, nga ajo e vjedhjes në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Avokati Ermal Yzeiraj ka kërkuar që të sigurohet ky akt, duke theksuar se nuk ka pasur ende informacion mbi qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës.

Në fjalën e tij, Ilir Beqaj e ka kërkuar sqarimin e kësaj çështjeje, duke thënë se deri në atë moment nuk kishte marrë ndihmën për këtë kërkesë. Ai ka theksuar se, pavarësisht se një vendim i dhjetorit ishte nxjerrë, ai nuk përfshinte rikualifikimin e akuzës.

Prokurori Edvin Kondili ka kërkuar pezullimin e afateve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak për të pandehurit, duke vlerësuar se kërkesa është për shtyrje dhe jo për një vendim të menjëhershëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related