Nga buron fuqia hyjnore e Lekut?

Data

Në harkun kohor të dy viteve, eksportet e kompanive shqiptare jashtë kanë rënë me 1 miliardë euro. Për të njëjtën periudhë, importet e Shqipërisë nga jashtë janë ulur me 400 milionë euro.

Me pak fjalë, krahasuar me vitin 2022, Shqipëria ka sot një deficit tregtar 600 milionë euro më të madh. E megjithatë, përgjatë kësaj kohe, leku është forcuar me 16.1 për qind ndaj euros.

Sa herë që u duhet të shpjegojnë këtë paradoks, zyrtarët e qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë rendin pas varkës së madhe të shpëtimit. Ky është turizmi. “Janë rritur të ardhurat nga turizmi, dërgesat nga emigrantët dhe investimet e huaja direkte,” është refreni magjik me të cilin drejtuesit e shtetit shpjegojnë fuqinë mistike të lekut.

Në fakt, të gjitha këto janë më të vërtetë një varkë e madhe shpëtimi. Të ardhurat që Shqipëria përfiton nga turizmi janë vlerësime, ashtu si dërgesat e emigrantëve. Shifrat e tyre mund të kalibrohen sipas nevojës sepse janë të pamatshme, një proces që anglezët me delikatesë e quajnë “fine tuning”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related