U dënua me 2.8 vite burg, Fran Frrokaj kërkesë nga arratia Gjykatës së Lartë

Data

Fran Frrokaj, ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, i shpallur në kërkim që prej 23 dhjetorit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për pezullimin e dënimit.

Frrokaj kërkon që zbatimi i vendimit për rikthimin në burg të shtyhet deri në shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë.

Frrokaj është dënuar me 2.8 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas një vendimi të dyfishuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar ish-kryebashkiakun me 1.4 vite burg. Sipas akuzës, gjatë kohës kur shërbente si kryetar i Komunës Shënkoll, ai së bashku me ish-zyrtarë të tjerë favorizuan regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related