Nesër inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Ylli Gurra: Ja çfarë ndikoi realisht në mos hapjen në kohë të saj

Data

Nesër hapet Xhamia e Namazgjasë e cila ka një kapacitet prej 10,000 besimtarësh për të falur namazin në të njëjtën kohë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me kryetarin Bujar Spahiu do të mungojë në ceremoninë e përurimit, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja.

I ftuar në një studio televizive, ish myftiu i Tiranës Ylli Gurra u shpreh se inaugurimi i saj është një lajm i mirë, ndërsa theksoi se situata politike në Turqi bëri që ajo të mos hapej në kohën e përcaktuar  në 2018.

Ai tha se xhamitë e mëdha kanë nevojë për më shumë se një hoxhë dhe imamë, teksa sqaroi se Erdogan vjen me homologun me vetë dhe kjo është pjesë e protokollit. Sipas tij, Turqia se njeh komunitetin mysliman shqiptar dhe se KMSH do jetë aty duke mos qenë, vetëm si prezencë.

“Duhet përjashtuar fakti që të mos shihet në rrafshin e dimensionit fetar, investimi qoftë nga pikëpamja historike dhe religjioze, ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Për nga pikëpamja e faljeve të bajrameve një xhami nuk mjafton, por xhamia me atë kapacitet fizik që ka s’mund të përballojë bajramet, por në kohët me shi nuk kanë arsye njerëzit të grumbullohen në bulevard apo sheshin Skënderbej.

Në fakt ndërtimi zgjat diku te 36 muaj dhe asokohe kur janë hedhur themelet Erdogan dhe në formën e një shakaje ka thënë se kjo duhet mbaruar për 3 vite, pra diçka që ishte e kryeshme për atë periudhë. Rrjedha e situatave me grupimin gylenist sigurisht që ndikoi dhe te xhamia dhe pse ajo është çështje e brendshme e tyre atje politike dhe jo fetare, për arsye të kapjes të disa dimensioneve politike.

I vetmi në rajon ishte komuniteti mysliman në Shqipëri i kapur përmes investimeve të tjera në skenën e Shqipërisë siç ishin kolegjet dhe ka qenë mbështetja e qeverive turke që kanë mundësuar fillimisht garantimin dhe në kur anarkia zgjatën në Shqipëri pas 2001 islami i moderuar u shfrytëzua nga grupimi gylenist. Islami tradicional është në një linjë.”

I pyetur se si do bëhet nesër inaugurimi, Gurra u shpreh se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë jep një njoftim publik dhe nuk jep dot orarin dhe thuhet ceremoninë do e nderojë myftiu i Tiranës, jo ty nuk të nderon njeri në vendin tënd, por pjesëmarrja.

“Ata i ndjekin hijet e frikërave të çuditshme, kishte një detyrim të dyfishtë sot që të dilte në media dhe të bënte një urim për xhaminë. Teknikisht xhamitë e këtij lloji sigurisht që s’mund të mjaftohen me shërbimin e një hoxhe apo imami, por në aspektin specifik fetar për faljet ditore dhe javore bëhet fjalë që mund të jetë dhe personi që për momentin është myftiu i Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related