Divorci është një shqetësim serioz i çifteve në krizë, të cilët pas përpjekjeve për të shpëtuar martesën, mendojnë seriozisht ndarjen. Një hap i fundit që mund të shkaktojë trauma dhe agresivitet tek fëmijët aq më tepër kur ky agresivitet ushqehet nga vetë prindërit.
Jemi në një fshat të Korçës dhe protagoniste e një përplasje me nënën e saj është një 14 vjeçare e cila e nxitur nga babai, kërkon të qëllojë me gurë këtë të fundit, pavarësisht se ajo ka udhëtuar nga Tirana vetëm për ta takuar pak çaste në oborrin e shkollës.
Prindërit e të miturës janë ndarë prej 2 vitesh, pas konfikteve të vazhdueshme që shpesh janë bërë të dhunshme, ndërkohë që nga kjo martesë kanë ardhur ne jetë dy vajza, njëra 14 dhe tjetra 7 vjeçe.
Zonja tregon se shpesh herë problemet vinin edhe për shkak të gjendjes financiare dhe pamundësisë për të plotësuar nevojat e fëmijëve. Ndaj dhe për kushte më të mira zonja kërkon të largohen nga Korça për në Tiranë me qëllimin e një jete më të mirë dhe shkollimi më cilësor. Hap që e marrin me qindra çifte për të mirë të fëmijëve.
Pas këtij ndryshimi zonja vendos të hap procesin e divorcit. Në raportin e bërë nga psikologia e gjykates e cila përshkruan marrëdhënien midis prindërvve dhhe fëmijëve, shprehet qartë se fëmijët janë të ndikuar nga situata familjare që po kalojnë. Nga vëzhgimi I bërë psikologia vlerëson se babai pengon fëmijët të kalojnë kohë me nënë e tyre, tregues që ky I fundit nuk angazhohet për tju mundësuar fëmijëve nevoojën për dashurinë që I ofron nëna. Femijët shprehin dëshirën për te jetuar me babain, ndërsa janë tê frustruar dhe te ndikuar nga atmosfera familjare.
