“Në Pediatri mungonte gjeneratori, ndërsa milionat shkojnë për koncerte”, protestuesi: Kjo është propagandë e papranueshme

Data

Një qytetar që mori fjalën në protestën e 42-të para Kryeministrisë kritikoi mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke e krahasuar financimin e koncertit të Kanye West me problematikat që, sipas tij, ekzistojnë në sistemin shëndetësor.

Në fjalën e tij, ai pretendoi se në Pediatri ka pasur mungesa të pajisjeve dhe infrastrukturës bazë, ndërsa njëkohësisht janë akorduar miliona euro për organizimin e koncertit.

“Në Pediatri nuk kishte gjenerator dhe karburant, ndërsa për interesa personale paguhen 4.2 milionë euro për një koncert. Kjo është e papranueshme”, deklaroi protestuesi.

Ai solli edhe shembullin e Turqisë, duke pretenduar se edhe atje ishte organizuar një koncert i Kanye West, por financimi ishte bërë në kushte të ndryshme ekonomike.

“Turqia e ka ftuar më parë këtë artist, por buxheti i saj është shumë herë më i madh se ai i Shqipërisë. Këto krahasime tregojnë se vendi ynë duhet të ketë prioritete të tjera”, u shpreh ai.

Në përfundim, protestuesi e cilësoi financimin e koncertit si një formë propagande dhe kërkoi që fondet publike të orientohen drejt shërbimeve bazë për qytetarët, veçanërisht në shëndetësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related