Sinjal alarmi/ Përse po bie gjithnjë e më shumë nataliteti në Gjermani?

Data

Mesatarisht gratë në Gjermani lindin 1,35 fëmijë, një rënie historike e natalitetit. Sinjal alarmi për mirëqenien apo një shenjë e së drejtës së gruas për vetëvendosje?

Julia Brandner ishte 28 vjeç, kur iu nënshtrua sterilizimit. Për ndërhyrjen gjinekologia i kërkoi një raport psikiatrik për aftësinë e saj mendore, edhe pse ligji kërkon për gratë mbi 25 vjeç vetëm pëlqimin e tyre. Brandner është e habitur nga intensiteti i debatit lidhur me librin e saj.

Ajo vëren një zhvendosje djathtas drejt vlerave më tradicionale, ku gratë duhet të kthehen në kuzhinë dhe të kujdesen për fëmijët. AfD, që është pjesërisht e ekstremit të djathtë, ka zbuluar temën e rënies së nivelit të lindjeve dhe bën thirrje për më shumë fëmijë si një mjet kundër mungesës së punëtorëve të kualifikuar në vend të emigracionit

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related