Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Tiranë 35-vjeçari, pritet ekstradimi

Data

Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Perugia”.

Shtetasi, banues në Tiranë, akuzohet nga Gjykata Penale e Peruxhias për përfshirje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, për të cilat ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Arrestimi u krye nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas shkëmbimit të informacionit me Interpolin. Ai u lokalizua dhe u ndalua në zonën e rrugës “Dritan Hoxha”.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë kanë nisur dhe po kryhen në bashkëpunim me Interpol Romën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related