Në burg prej muajsh/ Çfarë po ‘kurdiset’ pas alibisë për vjedhje votash? Prençi ngre alarmin: Shërbimet sekrete kanë informacione se Beleri suportohet nga struktura të dyshimta jo shtetërore greke

Data

Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi shprehet se shërbimet sekrete kanë informacione se Fredi Beleri ka suporte të dyshimta nga struktura jo shtetërore greke.

Shemsi Prençi: Dihet që Beleri është subjekt i shërbimeve sekrete shqiptare për shkak të ngjarjes së Peshkëpisë. Që ai ka suport politik nga jashtë Shqipërisë, i kanë shërbimet sekrete që i raportojnë kryeministrit dhe presidentit. Që ka suporte të dyshimta nga struktura jo shtetërore të shtetit grek edhe kjo është. Ka një problem që nuk e mbani mend. Fredi Beleri nuk është pranuar që të kandidojë një rradhë, në mënyrë kategorike. Fakti që t’i kandidon për pushtetin vendor nuk do të thotë se nuk je më shërbim i punës së shërbimeve. Mund të jesh apo jo kryetar, por kryetari i bashkisë nuk ka imunitet. As kandidati i kryetarit të bashkisë. Pra nuk përjashtohet ligjërisht si objekt i punës së shërbimeve por është e shkruar e zeza në të bardhë që personazhi, pavarësisht se kujt është kandidat, është person që ka ngarkesa të shërbimeve. Por mospranimi i kandidimit nuk lidhet me veprën penale. Ne pretendojmë që ai person mund të rehabilitohet dhe nga i  çvirgjër kthehet në i virgjër në kandidimin e dytë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Shemsi Prençi: Me fitoren e turpit. Po ta them ty edhe shefit tënd për të cilin kam punuar me jetë.

Afrovita Dhimojani: Janë 4 mijë vota në Himarë, nuk mund t’i thoni një komuniteti është turp.

Shemsi Prençi: Fakti që opozita e bashkuar së bashkuar dhe shefat e saj bënë një autogol me kandidaturën e Belerit, pastaj u shoqërua me autogolin e autoriteteve greke që e morën në mbrojtje duke e akuzuar organet e drejtësisë shqiptare të vettinguara, për të cilin taksapaguesit grekë paguajnë në kuadrin e BE.

Skerdjan Dhuli: Nuk më intereson fare kjo gjë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related