Mbetjet toksike, peng i paaftësisë së prokurorisë, mazhoranca presion organit të akuzës për mbylljen e çështjes…

Data

Në muajt e fundit, Shqipëria është përballur me një skandal të rëndë lidhur me eksportin e mbetjeve toksike, ku janë përfshirë disa zyrtarë të lartë qeveritarë. Në korrik 2024, organizata mjedisore “Basel Action Network” (BAN) ngriti alarmin për eksportin e 100 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Këto mbetje dyshohet se përmbanin hirin e oxhaqeve metalurgjike, i cili është i klasifikuar si i rrezikshëm. Pas këtij denoncimi, organizata të ndryshme kërkuan hetime të thelluara dhe mbajtjen përgjegjëse të zyrtarëve të përfshirë. Anijet u kthyen në Shqipëri, por deri më tani hetimet janë bllokuar.

Për këtë skandal kërkohet dorëheqja e menjëhershme të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro; ish-drejtorit të Portit të Durrësit dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Sipas akuzave, këta zyrtarë kanë përgjegjësi direkte në lejimin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme pa respektuar procedurat ligjore. Nga ana tjetër, ministrja Balluku deklaroi se Porti i Durrësit nuk ka përgjegjësi për mbetjet toksike, duke theksuar se ato janë përgjegjësi e kompanive private. Megjithatë, opozita e akuzoi atë për mashtrim dhe përpjekje për të mbrojtur ish-drejtorin e portit, Pirro Vengu.

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për këtë çështje, por deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vendosi t’ia kalojë hetimin Prokurorisë së Durrësit, gjë që ka ngritur shqetësime për mungesë të veprimeve konkrete dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë aferë me presione dhe shantazhe për ta mbyllur si dosje. Aktualisht, çështja mbetet e pazgjidhur, me presion në rritje ndaj organeve të drejtësisë për të vepruar me transparencë dhe për të mbajtur përgjegjës ata që kanë shkelur ligjin.

Mbetjet toksike, peng i paaftësisë së prokurorisë

Skandali është i madh pasi gjithë këtë periudhë, autoritetet hetimore në Shqipëri nuk e kanë përcaktuar ende kategorinë e rrezikshmërisë. Grupi hetimor vazhdon të presë përgjigje nga institucionet vendase për listën e ekspertëve që do të ngarkohen nga hetuesit për të përcaktuar kategorinë e mbetjeve. Prokuroria e Durrësit tha për TCH se po vazhdon hetimet për transportim mbetjesh, kontrabandë me mallra të ndaluara dhe shpërdorim detyre e megjithëkëtë procedimi vazhdon i regjistruar pa emra konkretë të dyshuarish.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related