I ftuar në studion e Fax News, Nard Ndoka, kreu i PDK, në intervistë me gazetarin Egon Lolin për të komentuar mbi “Aksionin Opozitar”.
Nard Ndoka thotë se: Në parlament ka një protestë ndryshe nga këto të 30 viteve të fundit. Goditjen me të madhe se ka pasë ndonjëherë opozita.Ajo është një pjesë e rëndësishme e sistemit, është një institucion më vete. Ka për detyrë të kontrollojë mazhorancën. Në këto kushte, qëndresa e tyre vlen për tu kurajuar, është një qëndresë e fortë. Opozitës po i mohohen të drejtat kushtetuese.
“Nëse ne shohim një Parlament me tym dhe me karrige të përmbysura, është ftyra e Edi Ramës dhe e Nikollës. Rama me qeverisjen e tij mbajnë qëndrime intrigante, mundohen të nxisin konflikte. Ata kanë peng Lulzim Bashën dhe duan ti mbyllin gojën opozitës.”, shprehet Ndoka për ndikimin e veprimeve të opozitës tek vetë ata.
Për vendosjen e drejtësisë së re, Nard Ndoka thotë se: Drejtësia është një standard për të gjithë qytetarët. Sot drejtësia është në kontrollin e shtetit. Nuk është kjo drejtësia ku partia më e madhe e opozitës është e mbajtur peng me gjithë vulë.
“Partia Demokratike sot ka një avantazh. Rikthimi i Sali Berishës është një hap i mirë. Në kohën e tij, Sali Berisha, tregoi përgjegjshmëri, la vend për rrotacion. Nëse dhe ai do ishte i vendosur për pushtetin e tij sikurse është sot Edi Rama, nuk do kishte rrotacion.Berisha është një avantazh, sepse është i vetmi që bashkon opozitën. “, thotë ndër të tjera Nard Ndoka.
