Berisha kundërshton Ramën për pasqyrimin mediatik: Në disa edicione lajmesh opozita mori zero minuta

Data

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me pasqyrimin mediatik të opozitës.

Berisha kundërshtoi pretendimin e Ramës se mediat shqiptare i kushtojnë rreth 60% të kohës televizive opozitës, duke deklaruar se faktet tregojnë të kundërtën.

“Edi Rama u tha shqiptarëve se mediat shqiptare i kushtojnë 60% të kohës opozitës. Faktet tregojnë të kundërtën: në disa edicione lajmesh opozita mori ZERO minuta! Kjo është narko-propaganda e Edi Ramës”, shkroi Berisha në reagimin e tij.

Kreu i demokratëve publikoi mesazhin edhe në anglisht, ku përsëriti akuzën se qeveria po manipulon perceptimin publik mbi pluralizmin mediatik në vend.

Debati mbi lirinë e medias dhe balancën e pasqyrimit televiziv është intensifikuar ditët e fundit pas shkëmbimeve publike mes qeverisë shqiptare dhe Reporterët Pa Kufij lidhur me raportet për median në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related