Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Laureta Ahmeti u konfirmua në detyrë të hënën më 4 nëntor, pasi gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në të njëjtën ditë, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Procesi për vetingun e Ahmetit u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Burnilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.
Laureta Ahmeti është emëruar si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Apelit në vitin 2016, ku dhe vijon ta ushtrojë detyrën.
Komisioni ka verifikuar burimet e krijimit të një apartamenti me sipërfaqe 125 m2 në Tiranë, të porositur në vitin 2010 kundrejt vlerës 137 mijë euro.
