Ndërtoi urë për të motrën/ PD: Kryebashkiakja e Tropojës të japë dorëheqjen, të nisë hetimi!

Data

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme lidhur me denoncimin e publikuar nga emisionit “Piranjat”, ku kryebashkiakja në detyrë e Tropojës, Zyra Islamaj ndërtoi një urë me lekët e taksapaguesve për të motrën e saj.

Gjithçka nis me një tender të hapur nga bashkia për rikonstruksion apo ndërtim të disa urave në bashkinë e Tropojës. Ky do të ishte momenti ideal që Zyra Islamaj, të ndërhynte tek ndërtuesi Rrok Gega, për të ngritur një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë shtëpisë së motrës.

Për këtë, zyrtarja e lartë e bashkisë do të ngarkonte, teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, Agim Demiraj që të asisonte ndërtuesin duke i treguar vendin ku ka shtëpinë motra e saj dhe të ndiqte punimet, si dhe të insistonte tek ndërtuesi që ura të ndërtohej sa më shpejt. Sapo, Demiraj kupton se diçka nuk shkonte, vendos të përballet me kryetaren në detyrë dhe e refuzoi.

Por, pas refuzimit nga ana e tij, nisi një ”hakmarrje” nga Islamaj, duke e transferuar atë nga qytetit i Bajram Currit në fshatin Lekbibaj, 120 kilometra vajtje-ardhje nga qyteti, pavarësisht se ai kishte rreth 3 dekada punë në Bashkinë e Tropojës dhe është në prag pensoni.

Zëdhënësja e anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu tha se përfshirjen e Zyra Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranoi dhe vetë kontraktori i cili zbatonte punimet duke u shprehur se “ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do t`ja bënte “dhuratë”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related