Ndërtimi i mbikalimit të ri në Qafë Kashar, bllokohet rruga Tiranë–Rinas, ja akset alternative drejt aeroportit

Data

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të bllokohet qarkullimi në rampën e drejtimit Tiranë → Rinas.

Bllokimi do të jetë i përkohshëm dhe do të aplikohet në orarin 20:00 – 06:00, gjatë netëve 13–14 janar 2026.

Gjatë kësaj kohe, lëvizja e mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes akseve alternative të mëposhtme:

  • Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
  • Rrugë dytësore lokale
  • Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
  • Aksi Kashar – Thumanë, i ndërtuar nga koncesionari

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë udhëtimin në kohë dhe të ndjekin sinjalistikën rrugore të vendosur në terren, veçanërisht për ata që kanë fluturime gjatë orëve të natës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related