Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi

Data

Këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave të Maqedonisë, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related