Ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Data

Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Klos, pasi dyshohet se ka kryer ndërhyrje të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, si dhe ka ndërtuar pa leje një objekt pranë saj.

Sipas Policisë, shtetasi me iniciale M.S., banues në fshatin Fshat, Klos, u kap në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, gjatë punimeve të paligjshme në zonë.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka kryer punime pa u pajisur me lejen përkatëse dhe ka dëmtuar një monument kulture të mbrojtur.

Policia njofton se monitorimi i territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive mjedisore dhe kulturore vijon.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related